Kategoritë
Shopping Cart

No products in the cart.

Termat dhe Kushtet

Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis UNIVERSAL MS, regjistruar pranë QKR me NIPT L26521001P dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të UNIVERSAL MS nëpërmjet faqes së internetit www.universal.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme.”)

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.universal.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të UNIVERSAL MS, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqan.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.universal.al .
UNIVERSAL MS nuk mban përgjegjësi nese gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, UNIVERSAL MS nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e UNIVERSAL MS. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. UNIVERSAL MS mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes,  për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte UNIVERSAL MS të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Menyra e kryerjes së blerjes në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
UNIVERSAL MS nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të UNIVERSAL MS.

UNIVERSAL MS nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të UNIVERSAL MS apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e UNIVERSAL MS përkatësisht.

Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen www.universal.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë dyqanin e www.universal.al për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

UNIVERSAL MS nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

UNIVERSAL MS nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, UNIVERSAL MS merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit www.universal.al janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, UNIVERSAL MS do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit/Instalimit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, UNIVERSAL MS i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga UNIVERSAL MS.

Porosia e Klientit mund të rishikohet nga UNIVERSAL MS, dhe konsultohet me Klientin veçanërisht në rast mungese te produktit te perzgjedhur nga Klienti ne faqe. UNIVERSAL MS informon Klientin për cdo rast.
Per produktet e blera Klienti do të njoftohet mbi pagesën e kostove të dërgesës të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.

Pagesa mund te kryhet ne disa menyra

Klienti mund të kryejë pagesën me:
1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
2. Pagesë në llogarinë bankare.
3. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
Në rast se UNIVERSAL MS gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga UNIVERSAL MS, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

Dorëzimi i Produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 2 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga UNIVERSAL MS. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga UNIVERSAL MS për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.

UNIVERSAL MS, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga UNIVERSAL MS për zëvendësimin e produktit.

  • Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.
  • Në rast se UNIVERSAL MS apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, mos pergjigjia ne nr e kontaktit te lene gjate porosise, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.
  • Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga UNIVERSAL MS të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit të shërbimit: 069 60 110 01.
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga UNIVERSAL MS vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.
Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga UNIVERSAL MS.

  • Kthimi i Produkteve.

Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga UNIVERSAL MS, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga UNIVERSAL MS. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.

Servisi i produkteve ne garanci

Shërbimet pas-shitje do të ofrohen për te gjitha produktet brenda garancise,. Ky shërbim do të bëhet vetëm në servisin e autorizuar të UNIVERSAL MS: nr. tel: 0696011001

UNIVERSAL MS mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).
Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.universal.al, UNIVERSAL MS mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj UNIVERSAL MS të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

UNIVERSAL MS siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.
Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën [email protected]

UNIVERSAL MS garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).
Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të UNIVERSAL MS , do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të UNIVERSAL MS.